Qeveria “hermetike” e Kosovës

Instituti GAP në raportin mujor të monitorimit të ekzekutivit ka deklaruar se 0Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e mbyllur për publikun. Edhe pse në çdo mbledhje qeveritare miraton një mori dokumentesh strategjike dhe ligjore, ato dokumente nuk i shpërndahen medieve dhe shoqërisë civile dhe nuk publikohen në uebfaqet e ministrive apo Zyrës së kryeministrit.

Raporti i GAP thotë se gjatë muajit maj në Qeveri janë miratuar tetë dokumente të rëndësishme: 5 projektligje, 2 plane dhe 1 raport financiar. Asnjë nga këto dokumente nuk është publikuar në sajtet zyrtare të institucioneve publike.

Pas dërgimit të kërkesave për qasje në dokumente publike, GAP ka arritur të siguroj 6 nga 8 dokumentet e miratuara në Qeveri. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment