Qeni që udhëtoi 1,200 milje nga Kolorado në Kaliforni.

Buster u largua nga shtëpia e tij në Kolorado para disa muajsh dhe pronarja e tij gjatë gjithë kësaj kohe s’kishte ndaluar së kërkuari.
Por pavarësisht se mendoi shumë mundësi dhe opsione që prej grabitjes deri tek rënia pre e ndonjë kafshe tjetër, Samantha Squires(e zonja), nuk e imagjinonte asnjëherë fatin që kishte qeni i saj.

Gjashtë muaj pasi Buster u zhduk nga shtëpia e tij në Boulder u gjet 1200 milje larg, në Salinas të Kalifornias.

Pronarja e habitur, shprehet: “Nuk e di se si ka arritur deri atje. Nuk e kam dëgjuar asnjëherë më parë këtë”. Kur e kishte shuar krejtësisht shpresën se mund ta shikonte qenin e saj sërish, papritur mbërriti një letër në postë nga një kujdestar kafshësh.

Në letër midis të tjerash shkruhej, “se nëse nuk e merr dikush qenin deri në 31 Μaj atëherë ai do të mund ti jepet dikujt tjetër”.
Menjëherë e zonja u nis drejt adresës së shkruar në letër dhe mori qenin e saj të dashur./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment