PSG bën gati ofertën për Berbatov

Klubi francez, PSG është i gatshëm të transferoj sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov. Këtë të fundit e ka kërkuar vetë Drejtori i ri Sportiv,ish-trajneri i Interit Leonardo.

E përditshmja franceze L’Equipe tregon se Berbatov sipas të gjitha gjasave dot ë transferohet te klubi francez, PSG gjatë kësaj vere.

PSG dëshiron që të sjellë lojtarë me reputacion të lartë në klub pasi janë duke u udhëhequr nga disa sheikë nga Katari.United mund të fitojë para të mjaftueshme nga shitja e Berbatov për të blerë lojtarë tjerë të ri. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment