Pse peshkaqenët pëlqejnë muzikën Hard Rock.

Që muzika qetëson shpirtrat kjo nuk vlen vetëm për njerëzit, por edhe për peshkaqenët.
Në këtë përfundim ka dalë kapiteni i një skafi turistik në Australi, i cili provoi reagimin e peshkaqenëve të bardhë pas vendosjes së një impjanti muzikor në pjesën e poshtme të anijes.

Mat Uollter u vuri peshkaqenëve muzikë të rrymave të ndryshme për të kuptuar shijet e tyre.

Pas disa provash Uollter konstatoi me habi se kafshët grabitqare qetësoheshin vetëm kur dëgjonin muzikë hard rock.

Peshkaqenët treguan preferencë për grupin australian të rrokut AC/DC dhe në veçanti për këngën “Υου shook me all night long”.

Sapo Uollter vinte këngën e AC/DC peshkaqenët i afroheshin anijes dhe rrinin pa lëvizur deri në përfundim të saj.

Kjo sjellje e peshkaqenëve sipas studiuesit Xhonathan Oueri ka të bëjë me aparatin e tyre të dëgjimit.

Ndryshe nga peshkaqenët e tjerë, peshkaqenët e bardhë nuk kanë veshë dhe muzikën e receptojnë duke ndjerë dridhjen që përhapet në ujë.

Sipas tij kjo ndjesi i vë ata në gjumë.

Kështu që sa për këshillë, nëse do të keni ndonjëherë mundësi të lundroni në një oqean me peshkaqenë të bardhë, mirë është të keni me vete një CD të grupit AC/DC dhe një CD player, që nuk fut ujë deri sa të mbërrijnë rojet bregdetare të shpëtimit./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment