PS: Kolegji Zgjedhor shkeli ligjin, nuk po zbardh vendimin.

Partia Socialiste ka denoncuar faktin se Kolegji Zgjedhor nuk po zbardh vendimin që rrëzoi kërkesën e PS-së për mosnjohjen e votave të numëruara në kutitë e gabuara. Deputetit i PS-së, Damian Gjiknuri, tha se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, duke qenë se ligjërisht vendimi duhet të zbardhet jo më vonë se tre ditë pas është është marrë

“Kolegji Zgjedhor duhej të zbardhte vendimin. Fatkeqësisht, kemi një shkelje të pastër të ligjit. Kolegji Zgjedhor duhej që ligjërisht të zbardhte vendimin tre ditë pas marrjes së tij. Kjo është një shkelje e rëndë dhe tregon me çfarë standarde punon Kolegji. Fatkeqësisht nuk jemi ende në gjëndje që të mësojmë se në ç’bazë Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën tonë”, ka thënë Gjiknuri.

Ky i fundit pohoi se vetëm pas të zbardhet vendimi, Partia Socialiste do të depozitojë një padi tjetër në kolegjin Zgjedhor.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment