PS, gati dorëzimi i padisë së re në KQZ dhe Kolegj për Tiranën

Partia Socialiste ka bërë gati një padi tjetër për deformimin e procesit zgjedhor në Tiranë, të cilën pritet që ta dorëzojë në ditët në vijim në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor.
Kjo gjë është konfirmuar nga ana e deputetit të PS-së, Fatmir Xhafaj, gjatë një interviste për një television.

Xhafaj bëri të ditur se procesi i numërimit të votave në KQZ ka elementë të dukshëm pavlefshmërie dhe kjo është arsyeja që PS do të dërgojë ankimimin e radhës në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Ai nuk ka konfirmuar se kur do të dorëzohet kjo akt-padi, duke thënë se ajo do të dorëzohet shumë shpejt.

(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment