Prizren, gjithçka Kuq e Zi

Prizreni sot do të jetë i veshur kuq e zi. Ku intelektualë e akademikë të shumtë do të jenë të pranishëm në 133 vjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Në kuadër të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aleanca “Kuq e Zi”, do të organizojë sot në këtë qytet forumin e intelektualëve, akademikëve, historianëve dhe figurave të shquara të kombit shqiptar.

Pjesë ë kësaj ceremonie do të jenë personalitete shqiptare nga të gjitha trojet si nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, Esat Stavileci, Kim Mehmeti, Lorik Cana, etj.

Me rastin e kësaj ceremonie festive presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të bëjë vizita të ndryshme.

Ajo do të fillojë me nderime në Kompleksin memorial në Prekaz dhe viziton familjen Jashari në Prekaz, nderime në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan dhe në fund viziton Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gjithashtu, Rrjeti i Organizatave Shqiptare organizon aktivitete të ndryshme për kuadër të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky rrjet ka paralajmëruar zbukurimin e qytetit të Prizrenit me flamuj kombëtarë, vënien e flamurit të madh kombëtar në kalanë e Prizrenit, paradë të motorristave me flamuj kombëtarë, hedhje me parashutë me posterin "Lidhja është gjallë", etj. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment