Prishtinë, zjarri përfshin dy makina të EULEX

Dy vetura të misionit europian në Kosovë, EULEX, janë përfshirë nga flakët në mëngjesin e së martës.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për zjarrëvënie, që ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit të Prishtinës.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar për Top Channel këtë rast, ndërsa ka shtuar se njësitë përkatëse janë në terren dhe janë duke bërë hetimet në lidhje me këtë rast.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment