Prishtina dështon ta realizojë regjistrimin në veri

Qeveria e Kosovës përfundimisht nuk do të ketë informata zyrtare sesa qytetarë jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, sa ekonomi familjare dhe sa banesa apo shtëpi ka në atë anë.

Kjo për faktin se ekzekutivi qendror dhe Komisioni Evropian kanë dështuar që ta bindin komunitetin serb në veri që të pranojë të regjistrohet, pavarësisht faktit se për gati një muaj një OJQ ishte angazhuar për të bërë fushatë një pjesën veriore të Mitrovicës, e cila përmes shpërndarjes së broshurave kishte bërë përpjekje që serbëve të atjeshëm t’u shpjegohet rëndësia e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar në kushte anonimiteti për Kohën Ditore se realizimi i regjistrimit të popullsisë në veri është i pamundur të realizohet. I njëjti zyrtar ka bërë me dije se ekzekutivi qendror pritet që brenda këtyre ditëve të dalë me një qëndrim publik lidhur me pamundësinë e regjistrimit në veri të Mitrovicës.

Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar është shprehur pesimistë se do të realizohet regjistrimi në veriun e Mitrovicës.

Nga ana tjetër, partitë opozitare thonë se qeveria qëllimisht ka angazhuar UNOPS-in për ta bërë regjistrimin në veri me qëllim që të mos e marrë përgjegjësinë për dështimin e saj të radhës. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment