Presidenti Topi dekreton katër ligje

Presidenti Topi ka dekretuar ditën e sotme katër ligje: ligji nr. 10 428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”. Gjithashtu, ai ka dekretuar ligjin nr. 10 427, datë 02.06.2011 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për përmbushjen e detyrimeve financiare të Republikës së Shqipërisë kundrejt Federatës Ruse për balancat e llogarive të korporatës shtetërore “Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarisë Ekonomike me Jashtë (Vneshekonombank)” te Banka e Shtetit Shqiptar”.

Ligje të tjera të dekretuara nga Presidenti kanë qenë edhe ligji nr. 10 426, i datës 02.06.2011 “Për ratifikimin e protokollit të tretë shtesë të konventës europiane “Për ekstradimin” dhe ligjit nr. 10 424, të po të njëjtës datë 02.06.2011 “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martesës”.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment