Premier Liga, shpenzon plot 1.6 miliard euro në rroga

Klubet e Premier Ligës angleze jane ato klube qe kanë shpenzuar shumën rekord të 1.6 miliardë eurove vetëm për rroga e lojtareve ne kete sezonin futbollistik qe sapo u mbyll ai i 2010-2011.

Në një studim të shoqërisë "Deloitte", rrogat e futbollistëve, përfshirë atë të Wayne Rooneyt apo Stiven Gerard, kanë pësuar një rritje prej 72 milionë eurosh brenda 12 muajve.

Faturën më të shtrenjtë e mban klubi i Chelseat me 195 milionë euro në vit.

Pastaj vjen City, që për pagat e lojtarëve të saj paguan 150 milionë euro, një më shumë se rivalët e Manchester United. Kampionati anglez vazhdon të mbetet më i pasuri në kontinent. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment