Prania në Afganistan, Obama së shpejti për tërheqjen

Presidenti i SHBA, Barack Obama pritet të publikojë vendimin e tij sa i takon numrit të ushtarëve amerikanë, që do të tërhiqen nga Afganistani, duke filluar nga muaji korrik. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Obama synon të urdhërojë një tërheqje “reale” ose të rëndësishme të trupave amerikane, bazuar në “kushtet në terren” në Afganistan. Planet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s kanë të bëjnë me tërheqjen e forcave të jashtme, me qëllim që qeveria e Afganistanit, të marrë përgjegjësinë për sigurinë deri në fund të vitit 2014. Aktualisht në Afganistan gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment