Poni në muajin e 6-të të shtatzënisë vazhdon me turne, bebi është djalë

Këngëtarja Shqiponja Karafili, e njohur me emrin artistik Poni, është gjashtë muaj shtatzënë. Është bërë tashmë e disata në listën e të njohurave që pritet të bëhen nëna, edhe pse disa prej tyre tashmë kanë marrë rolin e rritjes së fëmijëve dhe po bëhen nëna të mira. Poni, edhe pse në muajin e gjashtë të shtatzënisë, vazhdon të mbajë koncerte në mbarë vendet ku jetojnë shqiptarët dhe është shumë e kërkuar. Fotot, të cilat i siguruam në një nga koncertet e fundit në Londër, këngëtarja shihet me barkun e fryrë duke kënduar e njëkohësisht duke pozuar me fansat dhe ata të cilët kishin ardhur të dëgjojnë këngët e saj. Sa e pengon shtatzënia këngëtaren gjatë koncerteve nuk dihet, por derisa ajo vazhdon të jetë e angazhuar, sigurisht që nuk i bën pengesë, edhe pse nuk rekomandohet që në këto muaj të shtatzënisë femra të jetë shumë e angazhuar dhe të sforcohet. Fëmija që pritet të lindë Poni është djalë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment