Polici dyshohet për vrasjen e të riut

Një pjesëtar i njësitit policor "Alfa" dyshohet së është autori i vrasjes së një 22 vjeçari të dielën në mbrëmje në qendër të Shkupit në rrethana të paqarta. Dëshmitarë okularë pranë vendngjarjes kanë dëshmuar se vrasja e të riut ka ndodhur nga rrahja brutale e bërë nga një pjesëtar i njësitit policor "Alfa", i cili natën e kobshme të vrasjes kishte vrapuar pas të riut, të cilin më pas e ka kapur dhe ndaj të cilit kishte ushtruar dhunë brutale.

Mbrëmë në Shkup u mbajt një protestë revolte, e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të internetit.

Policia deri tani ka zbardhur vetëm emrin e viktimës që quhet Daniel dhe supozohet se është nga Shkupi.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë pohimet për vrasjen e të riut nga pjesëtari i policisë. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment