Piramida kristali me portretin e Sali Berishës në shitje në Rinas.

Ka disa ditë që në tregun shqiptar po qarkullojnë objekte zbukuruese apo me vlerë me portretin e kryeministrit Sali Berisha. Nuk bëhet fjalë për skulptura portret që u shitën 5 vite më parë, por këtë herë janë modele të piramidave të Egjyptit apo të ngjashme me to.

Në trupin e këtyre piramidave është vendosur dhe portreti i kryeministrit shqiptar. Këto objekte janë parë të shumta në dyqanet duty-free-shops në Rinas, që është dhe pikë kufitare, por që frekuentohet shpesh nga udhëtarë të huaj dhe vendas. Këto piramida janë të kristalta dhe brenda tyre
është vendosur fotografia e kryeministrit Berisha, me një çmim modest në euro. Më parë përveç portreteve në allçi apo gur ka pasur në shitje edhe paketa cigaresh me portretin e kryeministrit në vitin 2006, me logon e famshme të fushatës “Shqipëria po ndryshon”.

Mësohet se këto piramida kristali po shpërndahen edhe në tregjet e vendit, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë në
të ardhmen edhe objekte të tjera me karakter historik, oriental apo nga arti me portretin e kryeministrit.

(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment