Pique: Cesc DUHET të kthehet te Barca

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i paepur që kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas të rikthehet në Nou Camp.

“Do ta doja atë [të vijë]. Është një dëshirë e imja që kjo të ndodhë. Nuk mund të jem më i qartë. Ai është një fans i Barcelonës dhe ka qenë gjithë jetën e tij dhe do të dëshironte të vijë. Do të ishte shumë, shumë mirë për ne”.

“Vitin e kaluar dukej sikur ai do të vinte, por nuk erdhi. Tash duket se mund të vijë sërish, por duhet të presim. Shpresoj njerëzit në zyra mund të punojnë mirë dhe ta sjellin atë kësaj here”, ka thënë Pique për The Sun./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment