Ata ishin në mesin e 45 personave të vrarë kur avioni u rrëzua në Rusinë Perëndimore. Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës, por konspiracionistët thonë se ishte një komplot për të vrarë ekspertët bërthamorë.
Vetëm sot burime nga shërbimet e sigurisë në Rusi thanë se shkencëtarët punonin për centralin atomik të shumë përfolur të Bushehrit në Iran.
Ky central ka ngritur shqetësim tek ndërkombëtarët që mendojnë se ai po përdoret si mbulesë për të prodhuar armë atomike për Iranin.
Mes shkencëtarëve të vdekur ishte edhe Andrej Trokinov, një nga ekspertët më të mëdhenj të Rusisë në fushën e teknologjisë bërthamore. Vdekja e tij do jetë një humbje e madhe për industrinë bërthamore në Rusi e Iran.
Edhe në të shkuarën shkencëtarët bërthamorë iranianë janë përfshirë në aksidente të pashpjegueshme dhe në rrëzime avionësh.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment