Kush e ka dizajnuar i pari flamurin amerikan? Çfarë simbolizojnë ngjyrat e flamurit të SHBA-së? Nxënësit e shkollave zotohen për besnikëri ndaj tij, amerikanët kanë festa për ta nderuar atë. Megjithatë, ikonografia dhe historia e flamurit amerikan, në veçanti historia e tij e hershme, janë të mbushura me mite dhe keqinterpretime. Amerikanët e adhurojnë flamurin e tyre. E shpalosin në koncerte dhe stadiume për të kremtuar dhe në kohëra të tragjedive kombëtare, për të dëshmuar vendosmërinë e tyre. Nxënësit e shkollave zotohen për besnikëri ndaj tij, amerikanët kanë festa për ta nderuar atë. Megjithatë, ikonografia dhe historia e flamurit amerikan, në veçanti historia e tij e hershme, janë të mbushura me mite dhe keqinterpretime. Ja pesë mitet më këmbëngulëse për flamurin amerikan.
1.Betsy Ross ka bërë flamurin e parë amerikan
Rrëfimi për Betsy Rossin është pjesa më këmbëngulëse e fiksionit, që ndërlidhet me flamurin. Thjeshtë nuk ekziston ndonjë dëshmi e besueshme historike, letra, ditarë, shkrime të gazetave, se Ross ose e ka bërë, ose e ka dizajnuar flamurin amerikan, para debutimit të tij në vitin 1777.
Rrëfimi u përhap në vitin 1870, pra gati 100 vjet pas qepjes së flamurit të parë, kur William Canby, stërnipi i Rossit, i tha Shoqërisë së Historianëve të Pennsylvanias, se stërgjyshja e tij e kishte bërë flamurin, me kërkesën e George Washingtonit.
Përderisa Ross ka qepur flamuj në Philadelphia, në diku kah fundi i viteve 1770, është pothuajse e sigurt se rrëfimi se ajo e ka bërë flamurin e saj është një mit.
2. Ngjyrat kuq, bardhë dhe kaltër simbolizojnë sakrificën e amerikanëve
Nuk ekziston asnjë ligj federativ, rezolutë apo urdhër ekzekutiv, me të cilin do të ofroheshin arsye zyrtare për ngjyrat e flamurit, apo domethënien e tyre. Gjëja më e afërt me një shpjegim janë fjalët e Charles Thomson, sekretarin e Kongresit Kontinental, i cili luajti një rol të madh në dizajnimin e vulës së madhe të SHBA-së. Në raportin e Thomsonit para Kongresit, më 20 qershor 1782, ditën kur vula u miratua, u përfshi edhe një përshkrim për ngjyrat:”E bardha ka kuptimin e pastërtisë dhe pafajësisë. E kuqja guximin dhe trimërinë dhe e kaltra vigjilencën, qëndrueshmërinë dhe drejtësinë”.
Por domethënia e ngjyrave nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë ndonjë miratim zyrtar.
Historianët besojnë se përdorimi i ngjyrave bardhë, kuq dhe kaltër në flamur ndërlidhet me faktin se ishin këto ngjyrat e flamurit të parë të kolonive amerikane. Dhe ka shumë pak dyshim për atë se prej nga kanë ardhur këto ngjyra: nga Union Jacku i Anglisë.
3. Betimi për besnikëri përsëritur shumë gjatë në Kongres dhe organet tjera qeveritare
Betimi është shkruar nga Francis Bellamy, botues i një reviste në vitin 1892, me rastin e kremtimit të 400 vjetorit të zbarkimit Cristopher Columbos. Në vitin 1892, gjatë luftës amerikano-spanjolle, New Yorku u bë shteti i parë, i cili detyroi shkollat që në fillim të çdo viti shkollor të recitojnë betimin për besnikëri. Shumë shtete tjera e ndoqën këtë shembull dhe betimi mbeti rutinë ditore në shumë shkolla deri në vitin 1988, kur u shndërrua në çështje gjatë fushatës presidenciale.
Zëvendëspresidenti i atëhershëm, George H.W Bush, kritikoi rivalin e tij demokrat, Michael Dukakis, për shkak se kishte bllokuar me veto propozimin, gjatë kohës sa ishte guvernator i Massachusetts, propozim ky i cili kërkonte që betimi të recitohej në shkollat publike. Dukakis theksoi se e ka bërë këtë, pasi që ishte këshilluar se ligji ishte jo-kushtetues.
Në kulminacionin e fushatës, më 13 shtator 1988, betimi u recitua për herë të parë në korridorin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Senati nuk ka recituar betimin në baza ditore deri më 24 qershor të vitit 1999. Që nga ajo kohë, betimi është bërë pjesë e ritualeve hapëse në pothuajse të gjitha organet shtetërore dhe qeveritare.
4. Djegia e flamurit amerikan është ilegale
Ka qenë ilegale deri në vitin 1989, kur Gjykata Supreme mori vendim se djegia e flamurit është formë simbolike e lirisë së fjalës, që mbrohet me amendamentin e parë. Rasti u ngrit nga Gregory Lee Johnson, anëtar i Brigadës Revolucionare të Rinisë Komuniste, i cili kishte djegur flamurin gjatë një proteste, në vitin 1984. Ai u dënua se kishte shkelur ligjet e Texasit për flamujt, u detyrua të paguaj një gjobë prej 2 mijë dollarë dhe u dënua me një vit burg. Gjykata e Apelit në Texas e shfuqizoi dënimin, duke marrë vendimin se Johnson kishte shfrytëzuar të drejtën e tij për liri të shprehjes, që ja garanton amendamenti i parë.
Vendimi i Gjykatës Supreme shfuqizoi ligjin për përdhosjen e flamurit kombëtar nga viti 1968, e gjithashtu edhe ligjet tjera të ngjashme në 48 shtete. Kongresi më pas miratoi Aktin për Mbrojtjen e Flamurit, por ky ligj u sfidua sërish nga Gjykata Supreme. Gjykata sërish mori vendimin e njëjtë në vitin 1990, duke theksuar se çfarëdo ligji kundër djegjes së flamurit paraqet kufizim të lirisë së shprehjes.
5. Është në rregull të veshësh fanella me flamurin amerikan
Kodi për flamurin e SHBA-së shpreh pakënaqësinë për shkak të shfrytëzimit të flamurit për qëllime reklamuese. Gjithashtu tërheq vërejtjen nga shitja e artikujve, në të cilën është shtypur apo vizatuar flamuri. Me fjalë të tjera, nëse keni të veshur një fanellë me flamurin amerikan, atëherë ju jeni duke e shkelur kodin për flamur. Megjithatë, ky kod, i cili është miratuar në vitin 1923 në Washington, nuk është obligues. Thjeshtë, shërben vetëm si udhëzues, për të mësuar amerikanët se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk mund të bëjnë me flamurin. (Washington Post)

(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment