Përse nuk i lëmë grekët që thjesht të falimentojnë?

Nuk kalon asnjë ditë pa një lajm horror nga kriza greke.

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor-s ka ulur edhe njëherë në mënyrë drastike vlerësimin për aftësinë e shlyerjes së kredive nga ky vend, pikërisht në ditën kur Ministrat e Financave të BE do të rimblidhen për të vendosur për një tjetër paketë ndihme gjigante.

Në këtë mënyrë të tre agjencitë e mëdha i kanë hedhur bonot e shtetit grek në kosh. Kritikët thonë se ndihmat e reja për Greqinë do jenë një tjetër vrimë në ujë. Ata druhen se Greqia nuk do jetë kurrë në gjendje që të paguajë borxhet e saj. Pa ndihmë të re, vendi është pak javë para falimentimit shtetëror.

Përse nuk e lëmë Greqinë thjesht të falimentojë?

Fakt është se Greqia është e falimentuar prej kohësh dhe mbahet me ndihma prej miliardash nga BE e FMN në jetë.

Me ndihmën ndaj Greqisë, politika kërkon faktikisht të blejë kohë. Shpresohet që Greqia do ndjekë një kurs të ashpër kursimesh e do ngrihet në këmbë pas disa vitesh për të shlyer sërish borxhin.

Prandaj është në diskutim një paketë e re ndihme prej 90 deri në 120 miliard euro. Por për këtë Ministrat e Financave të BE po zihen fort.

Shpëtimi i Greqisë ka ndarë vendet e zonës euro. Një takim i Ministrave të Financave të martën në mbrëmje në Bruksel përfundoi pa ndonjë rezultat. Ata hoqën dorë nga një deklaratë e planifikuar e përbashkët për të lënë të qetësohen tregjet nervoze të financave.

Në rast se nuk do merret ndihma, Greqia do shpallë falimentin dhe do të deklarojë se nuk ka aftësi për të bërë pagesa. Kështu ndodhi në Argjentinë në vitet 2001/2002, që njihet si falimentimi më i madh shtetëror në histori.

Në këtë krizë gjigante, gjysma e argjentinasve ranë nën kufirin e varfërisë. Sot vendi po ecën disi më mirë. Por shumë nga ata që besuan dhe blenë bonot e këtij vendi, nuk morën asgjë.

Një vizion i tillë horror është në sfond edhe në Greqi.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel pati paralajmëruar. “Nuk na lejohet që të lemë një vend të shkojë në faliment të pakontrolluar. Nuk na lejohet të mos bëjmë gjë për diçka që mund të vendosë botën e Gjermaninë në rrezik.”

Profesor Tomas Shtraubhar, sheh i Institutit Ekonomik në Hamburg thotë se një falimentim shtetëror i parregullt do të kishte një efekt domino tek shtetet e tjera me borxhe të larta e do sillte edhe në Gjermani turbulenca.

Ministri federal i Financave, Volfgang Shojbel thotë se përkundrejt frikës së efektit domino duhet një strukturim i butë borxhesh. Ai ka ftuar edhe kreditorët privatë për pjesëmarrje mbi baza vullnetare. Bankat duhet të zëvendësojnë bonot e vjetra të Greqisë me bono të reja me një afat shlyerje shtatëvjeçare. Greqia do të çlirohej pasi do ripaguante borxhet pas disa vitesh.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment