Përmet, Kisha Ortodokse shkel ligjin.

Kisha Ortodokse në Përmet ka shkelur vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare duke ndërtuar natën brenda mureve të Pallatit të Kulturës, kishën e re pa leje ndërtimi dhe në një objekt që nuk është pronë e saj.

Dhe këtë nuk ka se si ta ndalojë as policia bashkiake, as policia ndërtimore, e as ajo e rendit dhe kjo pasi, ka qenë vetë bashkia e këtij qyteti, pronarja e kësaj ndërtese, të paktën tre herë ka dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak një plan rregullues të territorit të qendrës se qytetit ku në të tria rastet përfshihej ndërhyrje në Pallatin e Kulturës, por që të treja herët me shumicë votash projektet janë rrëzuar, raporton TCH.

Kështu bashkia Permët ka bashkëpunuar duke lejuar përmes një qarkoreje jo zyrtare nisjen e punimeve për rikonstruktimin e çatisë së Pallatit të Kulturës.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment