Përleshje ndërfetare në Belfast

Në Belfast në Irlandën e Veriut ka pasur sërish përleshje të dhunshme midis protestantëve dhe të krishterëve.

Sipas të dhënave të policisë, grupe të armiqësuara sulmuan njëra-tjetrën natën mes të martës dhe të mërkurës me gurë, shishe, fishekzjarrë dhe koktej Molotovi.

Në përleshjet më të rënda prej vitesh në rrugët e Belfastit kanë qenë të përfshirë sipas policisë rreth 700 persona.

Një fotoreporter u qëllua me armë zjarri në këmbë.

Policia u përpoq ta vinte gjendjen në kontroll me bllokime rrugësh dhe me anë të përdorimit të topave të ujit.

Politikanë të rajonit britanik e dënuan dhunën, si përpjekje për të penguar procesin e paqes.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment