Përfaqësuesja mbërrin në Zenica, Kuzhe: Kemi ardhur për pikë

SARAJEVE- Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe menjëherë pas mbërritjes në Sarajevë, ka deklaruar për mediat vendase se “Shqipëria nuk ka ardhur me flamur të bardhë, edhe pse ju mund të jeni favoritë, mos harroni se ne i kemi fituar një pikë të merituar Bosnjes”

“Ekipi ynë është përmirësuar shumë dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mos u mposhtur në Zenica”- ka thënë trajneri Josip Kuzhe.

Delegacioni shqiptar, sipas mediave vendase ka mbërritur rreth orës 13:30 minuta në aeroportin e Sarajevës.


Nga ndeshja e parë, Shqipëri- Bosnje dhe Hercegovinë

“Për një kohë të gjatë unë kam qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu”- ka theksuar Kuzhe.

Ekipi përfaqësues kombëtar do të zhvillojë sot në mbrëmje seancën e parë stërvitore në stadiumin “Bilinom Polju” në Zenica.

Të martën më 7 qershor në orën 20:15 do të luhet ndeshja mes Bosnjes dhe hercegovinës dhe Shqipërisë e vlefshme për eleminatoret Euro 2012.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment