Pengmarrësi raporton live ngjarjen në Facebook

Një person me precedentë penale mori peng një grua, por gjatë 16 orëve të rrethimit nga forcat speciale, ai gjeti kohën të raportonte në Facebook për miqtë e tij atë që po ndodhte. Jason Valdez, 36 vjeç, mori peng një grua ndërsa policia po përpiqej ta arrestonte atë me akuzën e posedimit të drogave.

Gjatë kohës që policia e kishte rrethuar, ai u jepte informacion miqve të tij në Facebook. Kur më në fund forcat speciale hynë në dhomë, ai qëlloi veten në gjoks dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ai arriti të bëjë shumë miq të rinj në Facebook gjatë kësaj kohe, ndërsa prindërit e tij i kërkonin të ‘bënte gjënë e duhur”.(gazetatema.net )

No comments:

Post a Comment