Pema më e shëmtuar në botë

Se natyra di të krijojë edhe vepra të shëmtuara, tregon më së miri shembulli i një peme ahu, e cila gjendet në shtëpinë e pleqve në Sufolk (Angli).

Drurin e ahut me pamje të pazakontë, i cili duket si fytyra e një personi me nofull të deformuar, dhëmbë të thyer dhe sy të theksuar, e vuri re David Garnham (49), derisa po dërgonte nënën në punë, transmeton “Daily Mail”.

John Catchpole, pronar i shtëpisë së pleqve, tha se druri gjendet këtu që shumë vjet, por gjatë viteve është goditur nga rrufetë dhe ka marrë një formë të veçantë. Ai tha se fëmijët që vizitojnë gjyshet e gjyshërit e tyre mund të luajnë në afërsi të drurit “nëse janë mjaft të guximshëm”.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment