Pele nënvlerëson Messin: Shpresoj që Neymar nuk do bëhet si ai

Legjenda braziliani, Pele ka vazhduar me deklaratat e tij kontraverse direkt në drejtim të superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Pele ka thënë se shpreson që super-talenti i Santos, Neymar nuk do të përfundojë ashtu si ai i Barcelonës, Lionel Messi.

“Neymar ka një talent të shkëlqyer. Unë shpresoj që ai nuk do të përfundojë si Messi, i cili luan mirë për klubin e tij por nuk është duke bërë asgjë për Argjentinën”, tha Pele.

Sot Pele gjithashtu ka thënë se Messi ende është shumë larg që të bëhet lojtari më i mirë në histori të futbollit sepse ka disa që janë para tij.

(lajmesport.com)



No comments:

Post a Comment