PDK-në dhe AAK-në i bashkon vetëm Kuvendi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se me PDK-në i bashkon vetëm Kuvendi, konkretisht kryeparlamentari Jakup Haradinaj.

Në një intervistë për Epokën e Re, Haradinaj ka thënë se në të ardhmen raportet ndërmjet PDK-së dhe AAK-së mund të relaksohen. Ai ka thënë se nuk duhet përjashtuar asnjë parti sa i përket krimit të ardhshëm të koalicionit qeverisës.

Por, sipas tij, të gjitha partitë politike në Kosovë kanë nevojë për reformim.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk ka asgjë personale me kryeministrin Hashim Thaçi.

“Gjithmonë kreu i Qeverisë ose i partisë e merr përgjegjësinë. Është e natyrshme që kreu i Qeverisë kritikohet, sulmohet ose atakohet. Opozita kur e ka një temë në tavolinë rreth dukurive negative kritikon kreun e Qeverisë”, ka thënë ai.

Edhe në këtë intervistë Haradinaj e ka përsëritur qëndrimin e AAK-së se dialogu me Beogradin ka qenë i ngutshëm dhe i dëmshëm për Kosovën. 
(Telegrafi.com)

 
 

No comments:

Post a Comment