Pasurimi i shpejtë i politikanëve!

Mbi 7 milionë euro është diferenca e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët e lartë në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Lëvizja FOL ka publikuar raportin e parë krahasues mbi vlerësimin e deklarimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në AKK dhe KQZ. Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, FOL ka evidentuar dallime të mëdha, gjegjësisht me miliona ndërmjet asaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar në AKK dhe KQZ.

Sipas lëvizjes Fol, deputeti i parë që prin me më shumti me pasuri dallim në deklarimin e pasurisë është Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së. Dallimi ndërmjet pasurisë së deklaruar në AKK dhe KQZ është 2.6 milionë euro.

Pastaj, është deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri me 1.3 milion euro dhe Xhavit Haliti me 1.1 milion euro.

Më pas renditen edhe deputetë tjerë, por me shifra mbi 100 mijë euro, si kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Nait Hasani, Donika Kada Bujupi etj.

Petrit Zogaj, nga lëvizja Fol tha se raporti i tyre duhet të shërbejë si pistë për organet e drejtësisë që të fillojnë procedurat hetimore për pasurim të shpejtë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment