Pastronte pusin, asfiksohet nga gazrat 59-vjecari

TIRANË- Mbytet në pus teksa ka qenë duke e pastruar, së bashku me të birin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Yzberisht të Tiranës dhe viktimë ka mbetur 59-vjecari, Agim Cibaku.

Sipas të dhënave të para, ai së bashku me djalin kanë nisur pastrimin e pusit në oborrin e shtëpisë rreth orës 11.00.

Por, për shkak të asfiksisë shkaktuar nga gazrat. Ndihma e djalit ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së pusit.

Në vend kanë mbërritur forca të policisë, madje edhe zjarrikëse, por ka qenë tepër vonë. Autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes, që për momentin dyshohet nga asfiksia.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment