Partia Socialiste ka një mision, të mbikëqyr Ristanin dhe Berishën!

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një rreze drite për Partinë Socialiste, por që në fakt peshorja anon më shumë nga Partia Demokratike, pasi ky Kolegj ligjëroi numërimin e votave gabim. Në këtë mënyrë do hapen të gjitha kutitë me votat e kontestuara, por mund të hapet rruga për padi të tjera si për votat e pavlefshme që janë numër i madh apo për të tjera animime.

Gjithsesi prej ditës së sotme për Partinë Socialiste vjen një mision më i madh dhe shumë herë i vështirë. Pasi nuk ka mundësi të kontrollojë 2 mijë kutitë në bodrumet e KQZ-së dhe i duhet të mbikëqyrë veprimet e Arben Ristanit për makinacionet e rregullimit të votave, rakordimit të shifrave dhe akte të tjera. Po kështu PS duhet të ndjekë të gjitha lëvizjet e kryeministrit të vendit Sali Berisha, i cili nuk do të lërë asnjë gur pa lëvizur si e si të mbajë avantazhin në numërimin e votave gabim.

Aktualisht nuk dihet bilanci se kush ka avantazh me kutitë që do të hapen dhe nëse do të gjenden vota të kontestuara apo të hedhura gabim edhe në kuti të tjera për të cilat nuk ka pasur shënime. Gjithsesi ajo që mbetet për t’u verifikuar është nëse KQZ do ndërmarrë veprime të paligjshme për të rregulluar shifrat dhe pse jo nëse nuk e ka bërë gjatë kësaj kohe, duke e ditur se Kolegji mund ta merrte një vendim të tillë.

Mirëpo kjo situatë është e sigurt që në fund do të sjellë çrregullime midis votave, votuesve, tabelave, pasi mund të bëhen edhe numërim të fletëve në gjendje nëpër kuti.
(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment