Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare

Si çdo të enjte Parlamenti do të mblidhet pas pak minutash në seancë plenare, ku rishtas deputetët e opozitës pritet të mungojnë, për shkak të bojkotit të kushtëzuar prej rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë.

Bojkotin e opozitës e kanë thyer edhe sot deputetët e PS-së Andis Harasani dhe Kastriot Islami.

Gjatë pjesës së parë të seancës pritet të miratohen procesverbali me pikat e rendit të ditës si dhe kalendari trijavor i punimeve të Kuvendit.

Më tej gjatë seancës do të kalojnë për miratim projektligjet e shqyrtuara së fundmi në Komisionet Parlamentare.

Në rend të ditës janë raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, projektligji për plotësimin e vendeve vakante në institucione, miratimi i kryetarit të ri të Entit Rregullator të Energjisë, projektligji i ri me ndryshime për arsimin dhe formimin profesional si dhe projektligji për shërbimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë në fund të seancës do të jenë 60 minutat e diskutimit të lirë të deputetëve.

Seanca plenare do të nisë menjëherë pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment