Parlamenti konstitutuohet të shtunën

Të shtunën në mesditë do të mbahet seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Për këtë është arritur marrëveshje në takimin e sotëm punues në Kabinetin e kryetarit aktual të Parlamentit, Trajko Veljanoski. Në seancën e njëjtë do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Parlamentit.

Në takimin e sotëm përgatitor ishin të pranishëm Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE dhe Jani Makraduli nga LSDM, Talat Xhaferi nga BDI, Imer Aliu nga PDSH dhe Izet Zeqiri nga RDK, si dhe Ljubisav Ivanov-Xingo, i cili si deputet më i vjetër duhet të kryesojë me seancën konstitutive.

Në rend dite do të jenë katër pika edhe atë përzgjedhja e komisionit verifikues, pastaj verifikimi i mandateve, si dhe pika e tretë është zgjedhje e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërtime dhe pika e katërt do të jetë zgjedhje e kryetarit të Kuvendit.

Deri të premten, deri në fund të orarit të punës, partitë duhet të parashtrojnë propozime për anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërtime, e cila duhet të parashtrojë propozim për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.

Jnai Makraduli, deputet i LSDM-së pas takimit deklaroi se pret seanca konsultative të kalojë në rend sa më mirë dhe në pajtim me ligjin partia më e madhe opozitare do të ketë një vend zëvendës-kryetar. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, siç tha ai, do ta shfrytëzojë përparësinë që e ofron mundësia për formimin e më shumë grupeve të deputeteve në vend të një të opozitës, siç ishte deri tani.

Në Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot të zgjedhurit e rinj të popullit i ngritën vendimet për zgjedhje të deputetëve.

Mandat në përbërjen e re fitoi dhe kryetari aktual i Kuvendit Veljanoski, i cili pas ngritjes së vendimit nga KSHZ-së deklaroi se pret që kjo përbërje e parlamentit ta çojë Republikën e Maqedonisë në NATO dhe ta shënojë fillimin e negociatave për anëtarësim të plotëfuqishëm të vendit në Bashkimin Evropian. Nuk u përgjigj nëse do të mbetet njeriu i parë i Parlamentit.

Përbërja e re e Kuvendit do të numërojë 123 deputetë. Për herë të parë në ulëset e Kuvendit do të ketë tre deputetë nga diaspora.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtjen më 5 qershor, më shumë deputetë fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 56, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2.

(yllpress.com)



No comments:

Post a Comment