Paris Hilton e frikësuar nga ndjekësit

Paris Hilton është duke jetuar me frikë të vazhdueshme ndaj ndjekësve. Ylli i "Simple Life" thotë se ka frikë për sigurinë e saj çdo herë që del në publik.

"Ecja vetëm në rrugë ose duke shkuar diku ose edhe kur po nënshkruaj diçka, nuk më bën të ndihem mirë. Ju nuk mund ta dini kurrë se kush do të dalë para jush dhe cilat janë qëllimet e tyre" tha Paris.

"Unë tashmë kam pasur një person që është përpjekur të hyjë në shtëpinë time dhe kjo të bën të mendosh se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte hyrë në shtëpi? Unë jam gjithmonë duke menduar për gjëra të tilla" shtoi ajo. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment