Papandreu: Greqia nuk do të falimentojë

“Ka mjaft dilema mbi ndryshimet e kërkuara për zbatimin e planit afat-mesëm, por ka vetëm një vendim; Greqia nuk do të përjetojë pasojat falimentimit”.

Kjo është siguria që ka dhënë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, në një intervistë për gazetën “To Vima”.

Ai ka ripërsëritur thirrjet për konsensus drejtuar partisw opozitare Demokracia e re, të drejtuar nga Antonis Samaras, duke thënë se vendimet duhet të jenë të përbashkëta, ashtu si edhe "sukseset dhe gabimet".

Forcat politike duhet të venë në radhë të parë Atdheun duke lënë mënjanë interesat partiake, theksoi kryeministri grek.

Duke folur në "To vima", Papandreu pranoi zhgënjimin që ekziston në shoqërinë greke për situatën, por shpjegoi se një alternativë tjetër është fatkeqësi për vendin.

"Unë nuk kam ndërmend ta lejoj vendin të hyjë në një aventurë pikëlluese. Nuk do lejoj uljen e standardit të qytetarëve grekë dhe një Greqi të dobët, gjë që mund shkaktohet nga mungesa e pranisë së një monedhë të fortë. Dhe askush nuk mund të tallet me botën duke kërkuar që ajo të vazhdojë të na japë pa para dhe ne të mos bëjmë asgjë", tha Papandreu.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment