Panneta konfirmohet sekretar i Mbrojtjes

Senati i SHBA-së e ka aprovuar me unanimisht nominimin e Leon Pannetës si Sekretar të ardhshëm të Mbrojtjes.

Panneta, shefi në largim i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA, do e zëvendësojë në pozitën e re, Robert Gatesin, i cili do të pensionohet më 30 qershor, pasi ka shërbyer në atë detyrë për më shumë se katër vjet, gjatë administratës së George Bushit dhe tani të Barack Obamës.

Panneta në pozitën e shefit të CIA-s do zëvendësohet nga gjenerali, David Petraeus, komandanti aktual i forcave ndërkombëtare në Afganistan.

Votimi me të gjitha 100 votat pro në Senatin amerikan u bë një ditë para se presidenti Obama t'i drejtohet vendit, për të folur për planin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.

Panneta ka thënë se ai e përkrah tërheqjen e një numri të rëndësishëm të trupave nga Afganistani, duke nisur nga muaji korrik.

Panneta, 73 vjeç, ka shërbyer në pozita politike me dekada në Washington, përfshirë edhe atë të kongresistit të Kalifornisë si dhe si shef i personelit të presidentit Bill Clinton.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment