Pakistan, 4 majorë lidhje me ekstremistët

Katër majorë të ushtrisë pakistaneze po hetohen pasi dyshohen për lidhje me elementë të grupit ekstremist Hizb ut Tahrir.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Athar Abbas ka deklaruar për BBC se 4 oficerët nuk janë nën arrest, por po merren në pyetje në lidhje me cështjen e Brig Ali Khan.

Kahn u ndalua muajin e kaluar nën dyshimin për lidhje me Hizb ut Tahrir dhe aktualisht po merret në pyetje nga shërbimet sekrete ushtarake.

Ushtria pakistaneze thekson se ndjek një politikë me “tolerancë zero” ndaj mbështetjes së ekstremizmit nga radhët e saj.

Brig Kahn është një nga oficerët më të vjetër të ushtrisë pakistaneze që akuzohet për lidhje me ekstremistët në vitet e fundit. Familja e tij thotë se ai është i pafajshëm.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment