Ozil, i lumtur në Madrid.

Mesut Ozil ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Real Madridi, pavarësisht spekulimeve rreth interesimit nga Manchester United.
Ylli gjerman refuzoi transferimin në Angli gjatë verës së vitit të kaluar, pasi shkëlqeu në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut.
Por, Manchester United thuhet se vazhdon të jetë i interesuar për Ozilin, i cili megjithatë nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu. “Jam i lumtur në Real Madrid dhe nuk do të largohem nga klubi”, tha Ozil për Marca./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment