Oprah Winfrey Show i fundit, u pa nga 16.4 mln shikues

Episodi final i “The Oprah Winfrey Show” është ndjekur nga rreth 16.4 milionë shikues, sipas të dhënave të Nielsen, të publikuara sot.

Këto të dhëna e bëjnë këtë episod të saj me shikueshmërinë më të lartë në 18 vitet e fundit. Një emision i shkurtit 1993 i titulluar, “Why i Love Older Woman”, ishte ndjekur nga 17.3 milion shikues.

Episodi i fundit kishte një pritshmeri prej 13,3 milion shikues, sipas shifrave paraprake të publikuar më 26 maj, një ditë pasi Oprah do të linte ekranin e vogël.

Emisioni i saj i fundit tërhoqi më shumë shikues se dy episodet e saj të lamtumirës, njëri i drejtuar nga Tom Hanks dhe transmetuar më 23 maj, i cili kapi shifrën e 10.2 milion shikuesve. Tjetri, i drejtuar nga Will dhe Jada Smith transmetuar më 24 maj, shikueshmëria arriti në 10.7 milion.

Pas tërheqjes, Orah Winfrey i është përkushtuar rrjetit të saj televiziv.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment