Operacioni i vrasjes së Bin Laden, arrestohen informatorët e CIA

Shërbimet sekrete në Pakistan arrestuan pesë bashkëpunëtorë pakistanezë të CIA-s që kishin dhënë agjencisë muajt e shkuar informacione mbi operacionin blitz, në të cilin u vra lideri i Al Kaedës Osama bin Laden në strehën e tij në Abbottabad të Pakistanit.

Lajmin e ka bërë publik e përdtishmja amerikane New York Times.

Sipas saj fati i informatorëve nuk dihet, por funksionarët amerikanë kanë bërë me dije se shefi i CIA-s Leon Panetta ka diskutuar mbi këtë çështje gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, javën e shkuar.
(noa.al)

 
 

No comments:

Post a Comment