Opera Mini 6 gati për iPhone dhe iPad

Opera lançoi browserin e saj më të fundit për iPhone dhe iPad.

Në Prill 2010, Opera Mini 5 hyri zyrtarisht tek iPhone dhe u bë menjëherë një hit në shkarkimet e saj.

Opera Mini 6 i jep mundësinë përdoruesve e saj të navigojnë në internet me shpejtësi fantastike, veçanërisht në rrjetet e internetit me shpejtësi të ulët (falë kompresimit të trafikut të të dhënave).

Gjithashtu ky browser ka një seri karakteristikash të veçanta të cilat nuk janë në browserin e vetë Apple-it, që është Safari. Në këto karakteristika futen: Zoomimi i pamjes së websiteve te cilët nuk kanë një version për celularë, opsione më të thjeshta për të shpërndarë linke në Faceboook, Twitter etj.

Sigurisht beniamini i Operas mbetet gjithmonë Speed Dial. Speed Dial është një risi që Opera futi në tregun e browserave dhe ai ofron një komoditet dhe shpejtësi për të naviguar në internet.

Gjithashtu ju rekomandojmë edhe browserin tjetër iCab i cili ofron shumë funksionalitete të ndryshme për iPhonin tuaj.

(tech.al)

No comments:

Post a Comment