OPEC-u nuk arrin marrëveshje për prodhimin e naftës.

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk arritën një marrëveshje të re për kuotat e prodhimit në takimin e sotëm në Vienë.
Çmimi i naftës ishte ulur disi në pritshmërinë e një marrëveshje mes vendeve anëtare të OPEC-ut për të rritur prodhimin. Vendet e OPEC-ut nxjerrin rreth 40% të naftës së botës dhe kuotat e organizatës zyrtarisht i kufizojnë anëtarët të prodhojnë pak më pak se 25 milionë fuçi në ditë.

Disa vende anëtare të OPEC-ut kanë thënë se tregjet e energjisë ndërkombëtare janë të furnizuara mirë me naftë dhe fajësojnë spekulimet për çmimet e larta, sesa sasinë e naftës në treg.

Anëtarë të tjerë të OPEC-ut kanë shprehur shqetësim se çmimet e larta të naftës mund të shkaktojnë një shkatërrim të kërkesës, që mund të dëmtojë prodhuesit, në se çmimet e larta i nxisin konsumatorët të kursejnë energji ose të kërkojnë burime të tjera.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment