OEK-u alarmon: Po prishet imazhi i kompanive

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) nga mediet është informuar lidhur me ngritjen e aktakuzës kundër personave përgjegjës të Postë dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe kompanisë Devolli Group, pjesë e të cilës është edhe kompania Dardafon.

OEK-u angazhohet për ligjshmëri dhe respektim të drejtës, pasi që konsideron se Kosova duhet të ndërtohet si shtet demokratik i bazuar në ligj.

“OEK-u konsideron se mënyra se si është paraqitur kjo në media është shpallje e dënimit paraprak të dy kompanive ndër më të mëdha në vend, njëra në sektorin publik dhe tjetra në sektorin privat ende pa filluar procedurat ligjore. Trajtimi i tillë pa dyshim ndikon në prishjen e imazhit të dy kompanive kredibile”, thuhet në njoftimin e OEK-ut për media.

OEK-u shpreh besimin se në procedurën e rregullt gjyqësore do të dëshmohet e vërteta dhe fuqishëm beson se procedura do të jetë e paanshme dhe fer, si parakusht që gjykata në mënyrë të paanshme të përcaktoj gjendjen reale. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment