Obama qetëson beben në kohë rekord (VIDEO)

Presidenti Obama mund të jetë komandat i përgjithshëm, mund të jetë një nga figurat më të rëndësishme në botë sot, dhe sigurisht një njeri me duart plot. Por ai ka edhe një atribut në arsenalin e tij... ai mund të qetësojë një fëmijë që qan në një kohë rekord!

Në një takim në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama mbajti në krahë një bebe që "dukej e mërzitur" dhe po qante. Duke u dorëzuar në detyrën e mbajtjes së bebes, ajo u drejtua për tek nëna e fëmijës. Por Barack Obama erdhi në ndihmë. Ai e mori fëmijën dhe në sekonda fëmija u qetësua dhe e qara pushoi. Duket sikur, nga fundi, vështrimi i Barack Obama-s ndaj Michelle thotë: "po, unë jam i zoti". (albeu.com)


No comments:

Post a Comment