Obama për vizitë në Porto Riko

Presidenti amerikan, Barack Obama, shkoi për vizitë në Porto Riko, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë, që bën një vizitë zyrtare në ishull pas 50 viteve.

Obama e falënderoi turmën duke thënë se ishte mirënjohës për mikpritjen dhe shprehu përkushtimin e tij ndaj familjeve në ishull.

Mes përpjekjeve, ai theksoi përparimin në çështjen politike të pavarësisë së shtetit, e cila ka qenë shumë e debatuar në këtë territor.

Obama mbështet idenë e mbajtjes së referendumit para fundit të viti të ardhshëm, që do të vendosë mes pavarësisë dhe statusit gjysmë-autonom të Komonueltit.

Ai tha se nëse populli i Porto Rikos do të marrë një vendim, administrata e tij do ta mbështesë atë.

Banorët e Puerto Rikos nuk votojnë në zgjedhjet amerikane, por portorikasit në Shtetet e Bashkuara përbëjnë grupin e dytë më të madh të hispanikëve, pas meksikanëve.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment