Obama, keqardhje për viktimat afgane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka shprehur keqardhje për viktimat civile afgane, të shkaktuara nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

Ai e ka bërë këtë gjatë një video-konferencë të zhvilluar me presidentin afgan Hamid Karzai.

Ndryshe, autoritetet afgane kanë njoftuar se nëntë njerëz janë vrarë gjatë një sulmi në një dasmë në Afganistanin lindor, derisa anëtarët e familjes po festonin.

Ndryshe, viktimat civile janë shkaktar i zemërimit në rritje në mesin e afganëve.

Edhe Karzai ka qenë shumë kritik ndaj koalicionit ushtarak, duke thënë se këto veprime po rrisin kryengritjen talibane.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment