Nuk pranohet dorëheqja e Selmanit!

Dorëheqja e Imer Selmanit nga kreu i Demokracisë së Re nuk pranohet nga dega kësaj partie në Kumanovë.

“Ne si degë, anëtarësi e bastion i kësaj partie në Kumanovë, nuk pranojmë dorëheqjen. Me këtë komunikatë njoftojmë opinionin dhe më gjerë se mossuksesi i Demokracisë së Re në këto zgjedhje, nuk është përgjegjësi vetëm e Imer Selmanit, por e të gjithëve. Megjithatë, ky nuk është mossukses dhe nuk sjell dëshpërim aspak në mesin tonë. Në anën tjetër gjesti i Imer Selmanit dëshmon edhe një herë për përgjegjësi morale që dinë të mbajnë vetëm njerëzit që kanë karakter, dinjitet dhe që janë të ndërgjegjshëm në jetë dhe para popullit. Njerëzit e tillë dëshmojnë se dinë të jenë të ndërgjegjshëm dhe se akte të ndërgjegjësimit si të Imer Selmanit janë antologjike në historinë e popullit shqiptar, siç ishte rasti edhe i themeluesit të shtetit shqiptare Ismail Qemajlit”, theksohet në komunikatën degës së DR-së në Kumanovë.

Më tej në deklaratë theksohet se me asnjë kusht nuk pranohet dorëheqja. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment