Nuk ndryshojne interesat e Euros

Banka qendrore evropiane (ECB) ka vendosur të enjten që të mbajë shkallën aktuale të kamatës bazë në eurozonë, hap të cilin e ka ndjekur edhe Banka qendrore britanike, me qëllim që të inkurajojë rimëkëmbjen jostabile ekonomike.

ECB ka mbajtur shkallën aktuale të kamatës prej 1,25 për qind, pasi që në prill vendoi për ngritjen e saj nga niveli rekord prej 1 për qind, të cilin e ka mbajtur dy vjet, me qëllim të rikuperimit të ekonomisë evropiane nga kriza.

Edhe Banka qendrore britanike po ashtu ka mbajtur kamatën në nivel të ulët rekord prej 0,5 për qind, ndërsa ka vendosur të vazhdojë zbatimin e programit për inkurajimin e masave për ekonominë në vlerë 200 miliardë funte.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment