Nuk ka mbështetje iCloud për Windows XP

Apple paraqiti shëbimin e saj iCloud në WWDC dhe është duke planifikuar për ta përfshirë në iOS 5. Përdoruesit e iPhone, iPad, iPOd Touch dhe Mac do të jenë në gjendje për të hyrë në përmbajtjen e ruajtur në shërbim, dhe për më tepër atyre do tu lejohet për të ruajtur falas 5GB përmbajtje multimediale në "dollapin dixhital".

Përdoruesit e Windows do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e iCloud me kusht që ata të kenë në përdorim Windows Vista ose Windows 7.

Për fat të keq, Apple nuk do të ofrojë asnjë mbështetje iCloud për Windows XP. Microsoft lëshoi në treg XP 10 vite më parë dhe 50 për qind e të gjithë kompjuterave në botë janë ende duke përdorur këtë version.

Microsoft po i shtyn përdoruesit të kalojnë në Windows 7 ose Vista duke lëshur produkte që janë të papërshtatshme për XP. Disa përdorues mund të ndihen paksa të diskriminuar nga masa të tilla, edhe pse duhet të kuptojnë se teknologjia është zhvilluar dhe ata me të vërtetë kanë nevojë për të rinovuar sistemin e tyre operativ. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment