Një në katër hakera është informator për FBI-në

FBI dhe shërbimi sekret janë infiltruar në komunitetin e hakerave në SHBA me anën e spiunëve të tyre, pretendon një raport i ri. Sipas një hetimi të ndërmarrë nga gazeta Guardian, FBI ka përdorur kërcënimet me burg për të kthyer hakerat në spiunët e tyre brenda rrjeteve kriminale online, duke krijuar kështu një ushtri të tërë të informatorëve .

Është vlerësuar se një në katër hakera është informator i FBI-së, i cili njofton këtë të fundit në lidhje me aktivitetet e shokëve të tij.

Në disa raste zyrtarët e FBI-së janë shtirur si hakera për të fituar kontrollin e forumeve të tyre dhe po përdorin informacionin që kanë marrë deri tani për arrestimin e disa prej tyre. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment