Një i plagosur te kisha e Shëna Ndout, arratiset autori

Forcat e policisë së Durrësit po punojnë për ndalimin e një 25-vjeçari, i cili sot në orët e para të ditës ka qëlluar me thikë një bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të kishës së Shna Ndout në Kepin e Rodonit, 40 km në veri të Durrësit, bënë të ditur burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, sipas të cilave, Olsi Gjokeja, nga fshati Derven (Fushë Krujë) ka qëlluar me thikë për motive ende të panjohura mbi moshatarin me inicialet S. P., edhe ai banues në Derven, 8 km larg Fushë Krujës.

Burimet bënë të ditur se 25-vjeçari i plagosur me thikë është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës, ku vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit, këto ditë ka qenë mjaft e frekuentuar për shkak të ceremonive fetare që zhvillohen njëlloj si në kishën me të njëjtin emër në Laç.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment