Shkencëtarët kubanë vlerësojnë se niveli mesatar i detit rreth këtij vendi të Karaibeve do të ngritet deri në 85 centimetra deri në fund të këtij shekulli, për shkak të ndryshimeve globale të klimës.“Sipas përllogaritjeve parashihet që niveli i detit rreth Kubës do të rritet 27 centimetra deri në vitin 2050 dhe 85 centimetra deri në vitin 2100″, ka thënë të premten Abel Sentela, drejtor i Instituti meteorologjik i Kubës.
Shkencëtari Marselino Hernandez tha se janë duke përcjellë me kujdes nivelin e detit. Ai kërkon mbrojtjen e ekosistemit me qëllim të zbutjes së efektit të ngritjes së nivelit detar.
”Tash urgjentisht duhet të ruhen koralet, bari i detit, plazhet dhe drunjtë”, ka thënë Hernandez.
Sipas tij, përkeqësimi i gjendjes së ekosistemit do të çojë drejt ndikimeve klimatike dhe pasojat do të jenë edhe më të mëdha.
Studimet ndërkombëtare parashikojnë që niveli i detit do të ngritet ndërmjet 85 deri në 190 centimetra deri në fund të shekullit, për shkak të shkrirjes së akullnajave. Kjo ngritje e nivelit të detit nuk do të jetë e barabartë në gjithë botën për shkak të rrymave, erërave dhe faktorëve tjerë.
(rtv21.tv)
No comments:
Post a Comment